Ora News - "Duam punë, duam bukë", transporti publik kërcënon me grevë, policia shpërndan protestën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Edhe këtë të mërkurë, shoqatat e transportit publik protestuan para Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Financave, ku kërkuan ndihmë financiare. Policia i shpërndau pas 1 orë protestë, ndërsa burimet bëjnë me dije se 4 prej tyre janë shoqëruar.
Shoqatat e Transportit Publik Urban dhe Ndërurban protestuan sërish para Ministrisë së Infrastrukturës, ku kërkuan ndihmë financiare nga qeveria. Thirrjet e tyre ishin: "Duam punë, duam bukë."

"Transporti publik është rrezik por më rrezik se fasonët dhe call-centerat nuk është. Ato nuk janë mbyllur fare dhe kanë qenë burim infeksioni. Ka shumë punëtorë që duan të shkojnë në punë, u janë bërë këmbët copë. Janë mbi 10 mijë punëtorë të transportit urban dhe interurban që kanë mbetur pa punë, me 400 mijë lekë nuk bëjnë dot asgjë. Duke u shtyrë më shumë nuk mbajmë dot familjet me bukë" tha një përfaqësues i tyre.
Të shumtë në numër, protestuesit u ndalën dhe para Ministrisë së Financave, pavarsisht thirrjeve të policisë për tu shpërndarë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/duam-pune-duam-buke-perfaqesues-te-transportit-publik-proteste-para-ministrise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended