Policia shperndan protesten e transportuesve publike | Lajme - News

  • 4 years ago
Largohuni që këtu, është e kundraligjshme?.


Paralajmërimi i policisë iu drejtua operatorëve të transportit publik që dolën për të tretën herë në protestë.

Duke e cilësuar një grumbullim të paligjshmëm në periudhën e Covid ? 19, policia i shpërndau ata pas 60 minutash.

Ky veprim hasi në rezistencën e operatorëve të transportit që kërkuan nga Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Financave akordimin e një pagë shtesë për ditët që nuk janë në punë dhe rinisjen e këtij shërbimi sa më shpejt.

Operatorët paralajmëruan se do t?i vijojnë protestat deri në përmbushje të kërkesave të tyre për uljen e akcizës së naftës, uljen e TVSH-së dhe rimbursim për uljen e numrit të pasagjerëve.

Ministria e Infrastrukturës ka reaguar për protestën duke thënë se hapja e transportit publik nuk është në tagrin e saj, por të Komitetit Teknik të Ekspertëve që vlereson situatën e Covid ? 19.

Ndërkohë, policia ka proceduar 7 prej protestuesve pasi protestat dhe tubimet u ndaluan nga qeveria.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended