Alimehmeti: Nëse ka shenja klinike, nuk ka rëndësi tamponi negativ, është covid

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë.

Ai tha se 600-700 shtrimet në vit nga Covid përbëjnë vetëm 0.5% të gjitha totalit të shtrimeve në vend.

Ndërsa referuar rritjes së rasteve, ai u shpreh se kjo ka lidhje me rritjen e numrit të rasteve. Alimehmeti shtoi se raporti mes testimeve dhe rasteve të reja duhet ulur në 10% duke qenë se vendi ynë e ka 22%.

Ilir Alimehmeti: Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë. po ashtu, kemi vdekje në shtëpi dhe nuk raportohen si vdekje Covid. Kemi një ulje të vdekjeve krahasuar me vitin 2019 me 3%. Nuk ka pasur një incidencë Covid-i në tremujorët e dytë. Jemi duke parë vetëm një spektër të vogël të vdekjeve në Shqipëri dhe duke harruar vdekjet për shkak të sëmundjeve të tjera. Kemi 600 ose 700 shtrime në gjithë vitin me Covid dhe 116 mijë me sëmundje të tjera. Pra Covid-i për 0.5% të problematikës spitalore.

Ekziston një rritje e numrit të rasteve, por është rritur edhe numri i testeve. Kemi një raport diku te 21-22 % pozitiviteti. Pra, nëse bëjmë më shumë teste do të kemi më shumë raste. Këtë shifër ne duhet ta ulim nën shifrën 10 % ashtu sikurse është rekomanduar nga OBSH. Popullata nuk është e trajnuar për përdorimin e maskës ose nuk përdor të duhurën. Kur përdoret maska, harrohet masa e distancimit personal duke i ngjitur njerëzit me njëri-tjetrin. Keqpërdorimi i saj kthehet në risk. Jeta nuk është laborator, sepse aty funksionin maska.


Alimehmeti theksoi se janë bërë investime vetëm në spitalet Covid në kryeqytet dhe jo në ato rajonale.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/alimehmeti-shqiperia-me-pozitivitet-22-ta-ulim-ne-10-nese-ka-shenja-klinike-nuk-ka-rendesi-tamponi-negativ-eshte-covid/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended