Pushuesit me simptoma Covid-i/ Pipero: Tamponi u ofrohet të gjithëve, mos udhëtoni nëse keni shenja

  • 4 years ago
Menjëherë pas daljes nga izolimi, plazhet tona u mbushën me pushues vendas, nga Kosova por edhe të huaj.


Rifillimi i lëvizjeve mbart dhe rrezikun e përhapjes së virusit. Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero teksa ndodhet për pushime në bregdetin e Vlorës, këshilloi qytetarët që nëse kanë shenja klinike të evitojnë pushimet.

?Çdo pushues kur niset për të pushuar, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, do ta këshilloja më mirë të qëndrojë në shtëpi. Së dyti, nëse ndodh që gjatë pushimeve, të ketë temperaturë, kollë, mjafton të komunikojë me 127 dhe shërbimin shëndetësor do ta ketë në dispozicion. Tamponi nuk është procedurë që të shëron apo të mjekon. tamponi është procedurë diagnostikuese, dhe u ofrohet të gjithë shtetasve, qofshin shqiptar apo të huaj, në vendin tonë?, tha Pëllumb Pipero.

Për operatorët turistikë që punojnë me pushues vendas edhe të huaj , mjeku Pipero ka këtë këshillë:

?Të gjithë operatorët turistikë, të cilët jo vetëm, t?i ftojnë por edhe t?i inkurajojnë të gjithë pushuesit që të vijnë në plazhet tona, por përpara se t?u rekomandojnë akomodimin, duhet t?i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike. Pra kaq mjafton për të qenë të sigurt kur ata udhëtojnë, por të jenë të sigurt edhe këtu kur të pushojnë.?

Po çfarë duhet të bëjmë për të pasur pushime të sigurta????!!

?Kudo ku jemi të respektojmë jo vetëm protokollet, por sidomos masat e domosdoshme si maska në mjediset e mbyllura dhe distanca në mjediset e hapura dhe kur nuk ruajmë dot distancën, doemos të vendosim maskën. kaq mjafton për të qenë të sigurt edhe në bregdet edhe në mal.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Recommended