Top News - Udhëtimi në Malin e Zi/ Nëse je negativ me testin e Covid!

  • 4 years ago
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur disa rregulla të forta sa i takon hyrjes në kufi të shtetasve të huaj. Tashmë të gjithë ata persona që do të futen në Mal të Zi duhet të kenë me vete testin që rezulton negativ për koronavirus. Ky vendim i malazezeve, hyn në fuqi mesnatën e 21 qershorit.

Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend. ?Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët. Këto masa hyjnë në fuqi të dielën në mesnatë, më 21 qershor?, thuhet në një postim në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi.

Qeveria e Malit të Zi, përmes një harte ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet, qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.
Sipas kësaj harte, qytetarët nga Shqipëria, Kosova dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës iu lejohet hyrja me testin, ndërsa shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaliiZi#TopChannel

Recommended