“Perimetri”/ Kapen duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas

  • 4 years ago
Operacioni ?Perimetri? ka goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.


Kapen duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatet e Policisë Pogradec e Kolonjë, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

? D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetet tip ?Benz? dhe ?Volkswagen? në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

? E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip ?Kia? në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
?
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim? dhe ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt??, njofton policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Korce#TopChannel

Recommended