Ora News - Kapen duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
3 persona u kapën këtë të enjte duke transportuar 31 emigrantë kundrejt pagesës në rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE.

Fluksi i emigrantëve klandestinë që synojnë të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE është shtuar, ashtu si edhe tentativat e trafikut.

Prej të martës së javës së kaluar, policia e Korçës ka goditur 10 tentativa të ndihmës së paligjshme të kalimit të kufirit kundrejt pagesës.

Tre të ashtuquajtur taksitë të klandestinëve u kapën nga policia këtë të enjte, ndërsa po transportonin 31 emigrantë të paligjshëm nga vendet e lindjes së mesme!

Arjan Hoxha dhe Ristem Elezi, një nga Tirana e tjetri nga Kruja u ndaluan nga Policia në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

Ata po transportonin me furgon tip ?Benz? 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërsa Rigers Vejsiu, 24 vjec, banues në Tiranë kishte marrë përsipër transportimin e 19 emigrantëve nga juglindja drejt kryeqytetit.

Ai u vu në pranga në dalje të Pogradecit.

Në njoftimet e policisë së Korcës për operacionet vihet re se të ashtuquajturit taksistë klandestinësh marrin shuma që variojnë nga 100 deri në 1000 euro për emigrant me premtimin se do ta nxirrnin përtej kufijve të Shqipërisë për të vijuar rrugën drejt vendeve të BE.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/u-kapen-duke-transportuar-31-emigrante-te-paligjshem-arrestohen-3-persona/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended