“Perimetri”/ Transportonin 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

  • 4 years ago
Operacioni ?Perimetri? goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.


2 shtetas që transportonin 8 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, u arrestuan ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tyre.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar ?Perimetri?, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. P., 26 vjeç dhe B. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në Rëshen.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip ?Benz?, me të cilët po transportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas dy prej tyre u kapën e neutralizuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik??, njofton policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Arrested#TopChannel

Recommended