Spitalet shqiptare ne mungese te koronarografise (14 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Të sëmurët me zemër kanë nevojë etike për këtë aparat. Ai përcakton gjendjen e enëve të gjakut. Nga të dhënat që dalin vendoset për ndërhyrjen bisturi, ballon apo thjesht ilaçe. Që nga viti 1997 ky aparat nuk punon. Mjekët thonë se e ka shkatërruar luhatja e energjisë elektrike. Para dy vitesh u ble ky aparat i ri koronarografia, por as ai nuk është vënë në punë.
Mjekët thonë se duhet një stabilizator i cili kushton 1 mijë dollarë. Kaq kushton edhe koronarografia e një pacienti jashtë. Në vend që të blejnë stabilizatorin apo të rregullojnë korentin, Ministria e Shëndetësisë e ka zgjidhur problemin duke i dërguar të sëmurët jashtë. Sipas një marrëveshje me Turqinë janë bërë 100 koronarografi në atë shtet.
Marrëveshja është ripërtërirë dhe për 30 të tjerë. Ndërsa pacientët më të pasur e kanë paguar vetë udhëtimin jashtë dhe analizën. Me ato pajisje do të ishin blerë qindra stabilizatorë, ndoshta dhe disa aparate të reja./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended