Policia shqiptare shperblim qytetareve per gjetjen e krimineleve (12 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Policia shqiptare tani do të përdorë dhe faqet e shtypit për të kapur personat e shpallur në kërkim. Një listë me 800 emra personash kriminelë do të fillojë të botohet në faqet e gazetave. Ministria e Rendit do të paguajë shtypin për të treguar emra dhe të dhëna për vrasës kriminelë të cilët lëvizin të lirë. Emër, mbiemër, paraqitje e moshës madje dhe fotografi të personave, do të botohen në gazeta të përditshme.
Për persona të shpallur në kërkim do të jepet dhe krimi që kanë bërë që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë e secilit. Pas njoftimit për super të kërkuarit do t'u bëhet thirrjet qytetarëve të thjeshtë jo vetëm të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre personave të rrezikshëm, por të dërgojnë dhe sinjalizime në polici për vendndodhjen e tyre.
Për personat supet të kërkuar policia do të japë dhe para në shpërblim për qytetarët që do të ndihmojnë duke treguar vendndodhjen e kriminelëve. Kjo metodë është mjaft e përdorur në vende të tjera. Postera me portrete të vrasësve vendosen në rrugë apo publikohen në gazeta për ti bërë qytetarët të ndjeshëm për rrezikshmërinë dhe bashkëpunues me policinë për gjetjen e këtyre elementëve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended