Incidenti ne Kosove, ushtaret e KFOR-it vrasin dy shqiptare - (25 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Incidenti i tre ditëve më parë në fshatin Frashër i Madh, 5 km në jug të Mitrovicës, ka sjellë jo pak konfuzione në shtypin lokal. KFOR-i ka bërë sqarimin më të fundit në lidhje me rastin ku theksohet, se dy personat e vrarë me armë zjarri, nga ushtari i KFOR-it ishin arrestuar më parë për vjedhje.

Sipas KFOR-it, në pasditen e incidentit dy shqiptarët e vrarë, kanë sulmuar oficerin arab dhe kanë goditur atë. Po kështu ata kanë tentuar të merrnin armët e arabëve të KFOR-it. Një tjetër arab është hedhur në mbrojtje të oficerit të tij. Fillimisht ai ka goditur në ajër dhe më vonë sipas burimeve të KFOR-it, ai ka shtënë me armë zjarri mbi shqiptarët. Ndërsa komanda e arabëve njoftoi se shqiptarët ishin të armatosur.

Nga ana tjetër familjarët e dy viktimave deklarojnë se viktimat janë vrarë nga prapa nga katër breshëri me armë zjarri. Ekspertiza ka treguar se Ganiu, njëri prej të vrarëve ishte goditur nga prapa me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve, i ati i 21-vjeçarit Artan Rexhepi, ka parë se arabët po e rrihnin të birin e tij dhe është nisur për ta mbrojtur atë. Ndërsa ai po e tërhiqte të birin për në shtëpi, ushtari arab ka qëlluar për vdekje dy shqiptarët.

Pas këtij incidenti dy ushtarë arab të KFOR-it janë plagosur dje nga hedhja e dy granatave të hedhura në Vushtri. Njëri nga ushtarët është plagosur në këmbë kurse tjetri në vesh. Ushtarët e KFOR-it kanë rikthyer zjarrin. Komandanti i KFOR-it i ka dënuar incidentet e fundit duke thënë se një sulm kundër një ushtari të KFOR-it është sulm kundër gjithë KFOR-it./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended