Saranda, vendi ideal i pushimeve (8 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Këtë verë Saranda është e mbushur me pushues. Nga të katër anët e vendit, në plazhet e këtij qyteti kanë ardhur për të kaluar ditët e nxehta të kësaj vere. Gjëja më e thjeshtë këtu është të gjesh një shtëpi për të qëndruar gjatë verimit. Banesat e vendasve jepen me qera. Një pjesë e tyre janë në emigracion, ndërsa të tjerë "shtrëngohen" tek të afërm për të përfituar gjatë kësaj stine. Këto muaj në qytetin jugor nuk mungon asgjë. Të gjitha janë në shërbim të plazhistëve.
Çdo ditë këtu vijnë rreth 150-200 mijë turistë nga Korfuzi. Duket se frekuentimi i Sarandës nuk shihet me shumë simpati nga vendi helen. Mediat greke fryjnë dhe tragjedizojnë çdo ngjarje dhe bukuri të këtij qyteti. Të njëjtës frymë i shërben dhe taksa e hyrjes për të huajt. Për çdo të huaj kërkohen 57 dollarë. Turistët ndihen të grabitur ndaj kthehen pas. Prej kohësh është premtuar se taksa do të hiqet, por dhe këtë verë ajo i shërbeu Korfuzit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended