Ora News – Aeroporti i dytë, Dervishaj: Saranda është vendi ideal, pas TIA-s

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Sarandës nuk do të kenë më probleme me ujin e pijshëm. Në qytetin bregdetar është inauguar Ujësjellësësi i ri me vlerë 7.6 milionë euro, financim i KFw. Gjatë inaugurimit, Ministri i Transportit vlerësoi se Saranda ka pozicion ideal gjeografik dhe për ngritjen e një aeroporti ndërkombëtar si i Rinasit.
Nga sot, banorët e Sarandës do të ndjejnë efektet e Ujësjellësit të ri, investim i Bankës Gjermane për Zhvillim KFW. Një projekt me rëndësi për kërkesat e një qyteti turistik, pjesë e master-planit të zhvillimit të Bregdetit të Jugut.
Ministri i Transportit dhe Ambasadorja Gjermane Suzan Shutz, panë nga afër depon kryesore furnizuese me ujë për Saranden, e vendosur në lartësi në kalanë e Lëkurësit.
Sokol Dervishaj tha se Saranda ka nevoje dhe për një port me kapacitete turistike moderne, ndërsa e cilësoi qytetin bregdetar vend ideal për ngritjen e një aeroporti pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA-s.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aeroporti-i-dyte-dervishaj-saranda-eshte-vendi-ideal-pas-tia-s/

Recommended