Një muze arkeologjik nënujor edhe në Shqipëri, vendi ideal? Kështjella e Porto Palermos

  • 5 years ago
Shqipëria është një nga vendet e fundit në Mesdhe, që nuk ka njohuri për pasuritë e mëdha nënujore që zotëron. Krijimi i një muzeu nënujor, ka qenë dëshirë e kahershme e arkeologëve. Aktualisht janë duke u zhvilluar dy ekspedita nënujore, një në Kepin e Rodonit dhe Liqenin e Ohrit, ndërsa tjetra shtrihet deri në ishullin e Sazanit. Arkeologu dhe studiuesi Neritan Ceka teksa flet për ekzistencën e 20 anijeve, si pasuri arkeologjike, që vazhdojnë të qëndrojnë nën ujë, për shkak të banditizmave. Ai ndalet edhe tek indiferenca e madhe, që kanë treguar qeveritë kundrejt kërkesës së arkeologëve, që Kështjellën e Porto Palermos ta kthenin në muze

Neritan Ceka, arkeolog: ?Kemi dy ekspedita njëra është për njollose dhe zhvillohet në Kepin e Rodonit dhe në Liqenin e Ohrit. Ndërsa, tjera ka nisur identifikimin e relikteve nënujore, duke ardhur deri në ishullin e Sazanit. Janë zbuluar mbi 20 anije antike me pasuri arkeologjike, kryesisht amfora që tregojnë për lëvizjen e transportit, të cilat jemi të detyruar që t?i lëmë nën ujë, por edhe mos t?i bëjmë publike, sepse rrezikohen gjithmonë nga banditizmi, që ushtrohet?.

Ka një indiferencë të plotë qeverive, të atyre që kanë ikur, të atyre që janë edhe kam frikë të atyre që do vijnë. Është bërë një propozim për krijimin e një muzeut të arkeologjisë nënujore, në Porto Palermo një kështjellë, që mund të kthehet në një muze, që mund të tërheq mijëra turistë, por edhe ku mund që të instalojmë një laborator për përpunimin e materialit arkeologjik.

Një problem i madh, sipas arkeologut është edhe mungesa e laboratorit, që shërben për ruajtjen e materialeve që dalin nga kërkimet

Arkeologu Neritan Ceka: ?Kemi një mini laborator të tillë, se kërkon një përpunim të tillë me ujë, për disa muaj, është në Durrës. Por një laborator na është propozuar që mund ta vendosim në Porto Palermo edhe nuk ka asnjë lloj përgjigje. Nuk ka asnjë dialog, që zhvillohet midis pushtetit. Këtu vendos gjithmonë kryeministri. Nuk është puna se vendos ministrja. Edhe kur ministrja që kaloi kishte në dorë diçka zhduku një nga laboratorët, e zëvendësoi më zyra, ishte një nga laboratorët e dhuruar nga fondacioni Roma, që kushtoi 100 mijë euro. Për të vendos tavolinat e nëpunësve, që po rriten si kërpudhat pas shiut, por kur s?ka laboratorë, të gjithë merren me tenderë, të gjithë duan tenderë. Edhe në rastin e arkeologjisë nënujore. Nëse u jep një tender më 1 mln euro janë gati ta bëjnë, nëse u thua që është gatis nga partnerët tanë nuk të dëgjon asnjë?.

Recommended