Abuzimi seksual me te mituren, arrestohet 23-vjecari

  • 4 years ago
Vijon operacioni policor i koduar ?Nikla?.

Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale.

Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme ?Shigjeta? e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës.

Në vijim të operacionit policor të koduar ?Nikla?, Forcat e Posaçme ?Shigjeta?, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën ?Petrit Radovicka?, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Nxitja për përdorimin e drogës? dhe ?Shfrytëzim prostitucioni?.

Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit ?Nikla? e shfrytëzonin për prostitucion.

Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended