Top News - Abuzoi me te miturën/ 65 vjeçari e shantazhoi me video

  • 4 years ago
Abaz Doku është 65 vjecari, që abuzoi seksualisht me një të mitur në një nga zonat periferike të tiranës. Ai është arrestuar nën akuzën e ?dhunës seksuale me të mitur?. Doku ka qenë roje shkollën që fekuentonte 15 vjecarja ndërsa ngacmimet dhe përndjekjet ndaj të miturës kishin nisur një vit më parë, kur ajo ishte në klasë të 8-të. Ai u prangos pas denoncimit të prinderve të vajzës dhe bashku me të u arrestuan edhe tre te rinj të cilët përmes shantazhit me video kishin arritur të kryenin marrëdhënie seksuale me vajzën. Roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagjen ku ajo banote duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë. Pas këtij episodi, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes. Abaz doku nuk eshte ndalur me kaq por ka bere edhe video gjate marrdhenieve intime me vajzen te cilen e ka shpendare tek disa te rinj qe gjithashtu kane abuzuar eksualisht me vajzen duke e shantazhuar me videon ne fjale. E gjithe ngjarja ne fjale dihej ne te gjithe zonen dhe familja prej mujash perballej me sulme qe lidheshin me vajzen e tyre derisa zbuluan cfare kishte ndodhur dhe vendosen te ndermerrnin hapat ligjore. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe te njerit prej te rinjve janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Abaz doku u shoqërua në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën. Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen. dyshohet se 65 vjecari ka pasur edhe raste te tjera abuzmi ne zone.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Abuzoi#TopChannel

Recommended