4 viktima dhe 102 te prekur nga Covid-19 |Lajme-News

  • 4 years ago
Katër viktima të reja ka regjistruar në 24 orët e fundit Covid-19, duke e çuar në 111 numrin e jetëve të humbura në vend.

?Një 43-vjeçar nga Kamza, pa sëmundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61-vjeçar nga Tirana në Spitalin ?Shefqet Ndroqi?, me sëmundje bashkëshoqëruese?.

Tirana vijon të kryesojë listën e rasteve të infektuara me koronavirus, ku nga sa i përket rasteve të reja të infektuara, nga 102 raste pozitive, 67 janë vetëm në kryeqytet.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë?.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e personave që e kanë fituar betejën nga fillimi i epidemisë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended