5 viktima dhe 120 te prekur ne RMV | Lajme-News

  • 4 years ago
Në Maqedoninë e Veriut sërish numri i të shëruarve është më i lartë se i të prekurve të rinj. Gjatë ditës shënohen 120 raste të reja dhe 125 të shëruar. 5 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19, duke e çuar në 351 numrin total të viktimave. Pavarësisht këtyre shifrave, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka siguruar se më 15 Korrik qytetarët do të jenë të sigurt gjatë procesit të votimit.
"Protokolli i rreptë dhe implementimi i tij i plotë janë detyra dhe përgjegjësia jonë dhe obligohemi që qytetarëve t'u sigurojmë një mjedis të sigurtë ku mund të votojnë?.
Nga 5000 qytetarët që janë pozitiv me Covid-19 apo të izoluar, deri më tani vetëm 20 janë paraqitur të votojnë më 13 Korrik. Për shkak të korona-krizës do të votohet tre ditë. Për këtë proces janë angazhuar 300 punonjës shëndetësorë dhe 87 këshilla të posaçme zgjedhore që do të zbatojnë votimet në kushte shtëpiake apo spitalore. Në seancën e sotme, qeveria e RMV-së nuk ka marrë ndonjë vendim rreth kufirit me Kosovën e Serbinë.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended