Elbasan, ndalohen boriet e makinave ne dite dasmash - (31 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Një martohet e 100 tërbohen thotë populli. Të dielave karvanët e krushqve nuk reshtin së rëni borive në rrugët e qyteteve, por kjo nuk ndodh më në Elbasan. Këto javë numri i dasmave arriti kulmin. Karvanë nga fshati dhe qyteti kalonin nëpër Elbasan, por policia u ndaloi t?ju binin borive dhe u kërkoi të respektonin semaforët. Për të pabindurit uniformat blu vendosën edhe gjoba.

Qarkullimi i shfrenuar i vargut të krushqve jo vetëm prish qetësinë, por rrezikon edhe qarkullimin. Dje në këtë qytet, një makinë me nusen dhe dhëndrin u përplas pikërisht nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit, për fat nga aksidenti nuk u dëmtua njeri./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended