Demtohet perroi i Zaranikës ne Elbasan - (18 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000


Përroi i Zaranikës tashmë është kthyer në lumë. Këtë shtrat betoni e ka shkatërruar prurja e ujërave. Vitin e kaluar një firmë mori 18 milion lekë për ta riparuar, por mjaftoi një shi që 18 lekët t?i marrë lumi. Këta përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Ministrisë së Punëve Publike dhe Drejtorisë së Ujësjellësit, po analizojnë cilësinë e betonit.

Ndërkohë ata vërejtën se bashkia nuk ka dërguar në qeveri asnjë kërkesë për fonde apo për riparim. Edhe përroi i Manazeres filloi të ngrejë krye. Dimrin që shkoi ai përmbyti varrezat. Kështu qyteti me 120 mijë banorë, është i rrethuar nga ujërat. Prefekti Durim Hushi kërkon:

Prefekti Durim Hushi:- ?Sot u organizua një mbledhje me përfaqësues të dy ministrive, të cilët vijnë këtu direkt edhe me porosi të kryeministrit, të Ministrisë së Punëve Publike dhe të Ministrisë së Pushtetit Lokal, me përfaqësues të bashkisë, me përfaqësues të prefekturës dhe me përfaqësues të firmës ndërtuese, që ka bërë riparimet në këtë zonë. Së bashku konstatuam që kemi të bëjmë edhe me disa elementë përgjegjësie lidhur me punët që janë bërë atje. Sidoqoftë më e rëndësishmja është që të gjithë ishim në të njëjtën mendje, që kjo avari është e rëndë dhe mund t?i kushtoj shumë Elbasanit dhe për këtë arsye, grupi i përbashkët i punës, vendosi që menjëherë sapo bashkia të shikojë edhe njëherë preventivin, do të dërgojë kërkesën në Ministrinë e Punëve Publike dhe menjëherë do të vijë edhe përgjigja pozitive, për mbështetjen me fonde?.

Me porosi të kryeministrit Ilir Meta është ngritur një grup pune, i cili do të mbledh informacione, për të vendosur më pas për fondet që duhen./tvklan.al

Gazetar ? Fatos Salliu


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended