Pali Xhelo akuzon KQZ per paaftesi - (31 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

?Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është diskretituar që në fillim të veprimtarisë së tij. Paaftësi intelektuale e profesionale, pasi tre nga katër vendimet e marra, i ka kontestuar po vetë?. Këto janë akuzat e hedhura ndaj këtij komisionin nga sekretari Pali Xhelo, pasi është larguar nga ky komision tek i cili këtë post, Xhelo arriti ta jetojë tetë ditë, pasi është njoftuar se ka pasur gabime procedurale në zgjedhjen e tij.

Pas zgjedhjes së sekretarit, organizimi i mbledhjeve të KQZ është e drejtë dhe detyrë e tij, por sipas Xhelos ky komision është mbledhur në mënyrë të paligjshme, duke i ngjarë një celule ilegale. Duke i quajtur politikanët, qytetarë të përfshirë në kastën e lartë, ai u bën thirrje të largohen prej saj, duke punuar aty ku janë të aftë të kontribuojnë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended