Top News - Greqia rrit masat/ Kakavijë, 1011 teste për Covid

  • 4 years ago
Greqia ka nisur marrjen e masave të reja për të shmangur përhapjen e Covid-19. Duke parë rritjen e rasteve pozitive me covid-19 në vendet kufitare, Greqia ka vendosur që të rrisë masat e kontrolleve shëndetësore në pikat kufitare, në të cilat përfshihen edhe Kakavija e Kapshtica. Gjatë fundjavës janë kryer 1011 teste në Kakavijë dhe ditët në vazhdim do të kryhen kontrolle në Kapshticë. Greqia prej nesër në mbrëmje do të kërkojë test negativ për covid 19 nga të gjithë ata që hyjnë në pikën kufitare me Bullgarinë (Promahona). Do të lejohen vetëm ata që kanë kryer brenda 72 orëve të fundit testin dhe do të jetë negativ (vetëm për këtë pikë).
Gjithashtu prej datës 15 do të lejojë fluturimet nga Britania dhe pas datës 22 nga Suedia. Për vendet fqinje ballkanike , midis tyre edhe Shqipëria , nuk është marrë asnjë vendim për hapjen e kufijve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Kakavije#TopChannel

Recommended