Top News - Pavarësisht polemikave/ Greqia rinis prodhimin e klorokinës për pacientët me Covid-19

  • 4 years ago
Në mesin e polemikave të vazhdueshme që kanë pllakosur komunitetin shkencor, Greqia vendosi të rinisë prodhimin e klorokinës për trajtimin e pacientëve me koronavirus.


Javën e kaluar, testimet e këtij mjekimi që po kryheshin në Mbretërinë e Bashkuara nën drejtimin e Universitetit të Oksfordit u ndërprenë, mes pretendimeve se nuk kishte prova që ai funksionon kundër sëmundjes. Por shkencëtarët në Greqi thonë se do t?i vazhdojnë eksperimentet me një qasje ?të qetë e afatgjatë?.

?Njerëzit në Greqi, publiku i gjerë, profesionistët e shëndetit, figura institucionale, e kanë parë me shumë qetësi klorokinën, ndaj ideja jonë është ta marrim me ngadalë, të presim e të shohim rezultatet. Ne vazhdojmë të mbetemi vigjilentë për një valë të dytë të sëmundjes që mund të ndodhë në vjeshtë. Nivelin e alarmit e mbajmë të lartë, por duke ruajtur qetësinë?, u shpreh Spyros Kintzios nga Uni-Pharma .

Epidemiologët grekë e konsiderojnë efikase klorokinën, veçanërisht në fazat fillestare të Covid-19. Vendi fqinj është lavdëruar gjerësisht për menaxhimin e bërë pandemisë, falë një reagimi të shpejtë e gjithëpërfshirës, si dhe vullnetit të Athinës zyrtare për të pranuar rekomandimet e këshilltarëve shkencorë. Shteti që ishte ?dërrmuar? nga vite te tëra masash anti-krizë, thotë ?The Guardian?, veproi në kohë duke mbyllur që në mars shkollat e duke imponuar masat e distancimit fizik, e sot numëron vetëm 183 vdekje dhe 3.000 infektime në 10 milionë banorë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greqia#TopChannel

Recommended