Report TV -Pas 5 muajsh pandemi, rinis sot shpërndarja e aboneve për shtatorin

  • 4 years ago
TIRANË- Pas 5 muajsh pandemi rifillon edhe një herë prodhimi dhe shpërndarja e aboneve për të gjithë linjat e transportit publik në Tiranë. Në muajin korrik dhe gusht qytetarët udhëtuan pa abone. Ndërkohë është marrë një vendim në minutat e fundit nga Bashkia e Tiranës për nisur përsëri procesi për prodhimin e aboneve që do të jenë në përdorim të qytetarëve që nga dita e sotme.

Sipas burimeve janë rreth 62 mijë abone që kanë dalë në treg, dhe se porosia është e njëjtë si përpara pandemisë. Pra porosia nga bashkia e Tiranës është për të njëjtën sasi abonesh siç ishte edhe në muajin mars.

Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe ruajtja e distancës është një detyrim për të gjithë, pritshmëritë janë që fillimi i vjeshtës të sjell edhe shtim të përdorim të transportit publik, për këtë arsye edhe porosia ka qenë në të njëjtin nivel si më parë.

Pas vendimit për rihapjen e transportit në muajin qershor u vendos që nuk do të kishte abone për dy muajit e sezonit veror për shkak se humbjet e operatorëve ishin të mëdha dhe kishte edhe më pak njerëz që e përdornin urbanin.

Mirëpo burime nga operatorët e transportit thonë për Report TV se vendimi ka ardhur pas shumë kërkesash që u bënë nga qytetarët për abone.

Recommended