Shihemi ne gjyq - Dha borxh me interes, prishet miqesia mes shokeve! (12 korrik 2020)

  • 4 years ago
EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim

Rubrika ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan solli ditën e sotme problematikën e vështirë të zotit Albert.

Baxhanaku i tij, burri i motrës së gruas i thotë që djali i hallës është investitor ndërtues, prandaj i sugjeron që lekët që kishin mbledhur t?ia jepnin atij sepse do iu ktheheshin me interes. Kështu vepruan, por gjërat nuk shkuan aspak ashtu si ai e kishte menduar.

Kjo situatë solli dhe një konflikt në familje, që çoi në ndarjen e Albertit nga bashkëshortja.

Gruaja e tij kishte premtuar që do ishte pjesë e seancës së ndërmjetësimit, për t?u përballur me ish-bashkëshortin dhe për të treguar të vërtetën rreth situatës, por krejt papritur vendos të ikë në Greqi.

Në lidhje me këtë veprim të sajin, zonja Eni Çobani shprehet se e ka prekur jashtë mase me sjelljen e saj sepse nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë.

Eni Çobani: Çfarë ndodhi në 2015 mes teje dhe Mirelës?

Albert: Në 2015 filluan grindjet dhe përfunduam në ndarje.

Eni Çobani: Pra shikoni se çfarë ndodh!

Arben: Mua nuk më thotë që kam këto probleme në familje.

Eni Çobani: Janë dhënë 75 mijë euro, është bërë një kontratë sipërmarrje, në mes është motra me motrën. Sot familja është prishur, kemi një ish-bashkëshorte me dy fëmijë, qe jetojnë në Greqi, që pata dhe unë fatin që për 3 orë rrjesht të qëndroj me zonjën Mirela në ambientet private të zyrës time, me shpresën e madhe se si ish-bashkëshortja e Albertit do të vinte në këtë seancë dhe do të thoshte vetëm një të vërtetë. Sigurisht që unë e lexova merakun dhe shqetësimin e saj në sy, vitet dhe eksperienca më kanë bërë të kuptoj një njëri që ka dëshirën dhe vullnetin për të ardhur deri në seancë ndërmjetësimi. Ia shpreha dhe Albertit, që mua më duket se kjo zonjë nuk do arrijë deri në seancën tonë të ndërmjetësimit. Alberti kishte besim, ashtu sikundër pati edhe kur i dha dhe paratë e jetës. Dhe çfarë ndodhi Ardit. Ne jemi sot me Arbenin dhe Albertin dhe jo me Albertin dhe me Mirelën. Prandaj i drejtohem Mirelës së dashur, me të cilën ndava 3 orë, zonjë e nderuar askush nga ne?

Arben: Secili ka hallin dhe problemin e tij. Nuk më intereson fare si i kanë ata.

Eni Çobani: Të lutem e kam këtë mesazh për të, e kuptoj që nuk është halli tënd, por ky është halli im. Ti duhet të dish dhe hallin tim, se që unë këtu dal dhe flas, më dëgjojnë dhe pastaj më paragjykojnë, jo zotëri se ti duhet ta dish bashkë me shqiptarët e tjerë. Unë nuk kam kohë tepër, të pres shqiptarë që duan të tallen me fatet e tyre. Unë pres ata që janë hallexhinj, që kanë probleme, që i dalin të vërtetës deri në fund dhe ajo zonjë që ka marrë 3 orë nga jeta ime, po i drejtohem sot publikisht duke i thënë: Zonjë e nderuar se je grua, je nënë, ke qenë ish-bashkëshortja e këtij zotërisë, nuk dua të futem fare në pjesën pse je ndarë me këtë zotërinë, unë vetëm nj...

Recommended