Liga e Kampioneve, Tirana - Zimbru 2-3 - (12 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Tirana ka dështuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, përballë kampionëve të Moldavisë, Zimbru, duke u mundur 3-2. Ka qenë një fillim i shkëlqyer me të vërtetë mjaft premtues për bardhë e blutë, të cilët kanë shënuar në harkun e 15 minutave dy herë, në fillim me anë të Nevil Dedes dhe më pas me anë të Indrit Fortuzit.

Një fillim i shkëlqyer që është dukur se ka premtuar për një ndeshje me të vërtetë spektakolare për bardhë e blutë, por moldavët janë treguar mjaft të qetë dhe të saktë në lojën e tyre duke bërë 2 gola në pjesën e parë. Ndërkohë pjesa e dytë vetëm 5 minuta pas fillimit të saj ka shënuar dhe një tjetër gol për futbollistët nga Moldavia.

Tirana më pas është përpjekur, por pa rrezikshmëri dhe me një nivel mjaft të dobët loje. Mesfusha ka qenë e kontrolluar gjatë gjithë pjesës së lojës nga skuadra moldave, kështu që Tirana nuk ka mundur dot të arrijë atë fitore që u dukë mjaft e lehtë në 15 minutat e para. Ndeshja e kthimit për bardhë e blutë do të jetë pas një jave në Moldavi./tvklan.al

Gazetar ? Dritan Shakohoxha


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended