Tirana gdhihet nen masa te rrepta sigurie (29 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Tirana është gdhirë sot nën masa të rrepta sigurie. Që në orët e para të mëngjesit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar kontrolle të rrepta në kryeqytet. Në hyrje të Kombinatit, FNSH-ja me maska dhe antiplumb ndalojnë të gjitha automjetet e dyshuara duke kontrolluar për armë, dokumente identiteti dhe dokumente qarkullimi. Kontrolle janë bërë dhe në kthesën e Kamzës ku futen në kryeqytet makina me targa të veriut si dhe pranë Fakultetit të Filologjisë.
Në Kryeministri gjatë natës janë sjellë rrjeta teli me gjemba të gatshme për të rrethuar plotësisht Kryeministrinë brenda pak minutash në raste sulmi. Ndërkohë objektet e rëndësisë së veçantë si ministritë, universiteti dhe televizioni, sot janë ruajtur nga Forcat Komando. Në orën 12:00 gjatë mitingut të Partisë Socialiste në sheshin "Skënderbej" zinxhir forcash të shumta të policisë, kanë rrethuar sheshin në raste se ka ndërhyrje për incidente.
Gjatë kësaj kohe, nën masa të forta sigurie ka qenë dhe Ministria e Rendit. Mjete të blinduara janë nxjerrë në rrethinën e brendshme të Ministrisë së Rendit dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. Plotësisht nën kontroll kanë qenë sot lartësitë rreth sheshit "Skënderbej" ku është zhvilluar mitingu. Në tarracën e Ministrisë së Rendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, janë vendosur forca policore si dhe mitralozë që kanë vëzhguar lëvizjet që nga lart./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended