Tirana ndahet ne 11 njësi bashkiake, kundershton opozita - (30 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Tirana kryeqyteti i Shqipërisë, duke nisur nga dita e nesërme ligjërisht do të administrohet ndryshe. Pushtetarët lokalë që do të zgjidhen më 1 Tetor, do të kenë në duar ligjin për organizimin dhe funksionimin e bashkisë së kryeqytetit. Sipas draftit të ri, kryeqyteti shqiptar do të ndahet në 11 njësi bashkiake. 306 këshilltarë nga të cilët 55 në këshillin e bashkisë dhe 251 në këshillat e njësive bashkiake.

Hartuesit e këtij drafti mbrohen me argumentin e shtimit të popullsisë së Tiranës dhe që qeverisja të jetë sa më afër banorëve, për të zgjidhur problemet kryesisht të çështjeve publike. Opozita kundërshton me argumentin, se për ndarjen e Tiranës, duhen pyetur në referendum banorët e saj. Kundërshtohet zgjedhja e 11 kryetarëve të njësive bashkiake me votim nga populli, pasi sipas tyre krijohet konflikti institucional mes njerëzve të votuar dhe shuhet hierarkia.

Në Shtator të vitit 1992, Tirana është ndarë në 11 njësi administrative, por pa organet e qeverisjes vendore dhe me kompetenca të pakta për administratorët. Ndërsa sipas projektligjit të ri, bashkia në qendër do të shpërndajë fondet dhe do të kontrollojë përdorimin e tyre në njësitë bashkiake. Çdo njësi bashkiake në kryeqytet administron lulishtet, tregjet, kopshtet, shkollat, çerdhet dhe ambulancat.

Nesër parlamenti në përfundim të sezonit parlamentar do të vendosë për ndarjen e Tiranës, propozuar nga kabineti Meta./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended