Protesta në “Pançe Karagjozov”, nxënësit dhe prindërit refuzojnë provimin

  • 4 years ago
Qindra nxënës dhe prindër protestuan para shkollës së mesme ?Pançe Karagjozov? kundër vendimit të drejtorisë që të mbahet provim plotësues për regjistrim në drejtimin motër medicinale. Shkolla ka planifikuar vetëm 102 nxënës ndërsa kushtet për këtë drejtim i plotësojnë 164 nxënës. Prindërit dhe nxënësit kërkojnë hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe.

?Nëse është e nevojshme le të hapin paralele dhe jo në kohë pandemie të na testojnë pa asnjë ndërgjegje, se mund të infektohemi?.

?Pse maqedonasi nuk bëjnë test dhe pranohen. Ne jemi të barabartë si maqedonasit edhe ne?.

?Pikë së pari na informuan vetëm dy ditë para testimit që të mësojmë për shkak se do të testohemi. Ne pas gjysmë vjetorit që mbajtëm mësim online me shumë vështirësi na erdh lajmi i këtillë se do të kemi testim pranues. Librat na janë marrë nga shkolla fillore dhe nuk kemi aspak material përpos shënimeve në fletore. Mbasi pala tjetër nuk mbajnë testime edhe ne kemi të drejta të barabarta?.

Autoritetet e Shkollës nuk deshën të flasin me mediat por as me prindërit e revoltuar të cilët kërkojnë paralele shtesë. Heshtje edhe në Ministri, edhepse një përfaqësues i këtij dikasteri erdhi në Shkollë për t?i bindë nxënësit që të hyjnë në testim.

?Nuk na japin asnjë lloj të dhënash. Vetëm afrohen tek dera e shkollës dhe largohen. Vetëm çojnë dorën futu brenda, futu brenda në provim pranues?.

?Tre ishin pro, ato tre dukeshin se ishin njerëz partiak. Ata i morën fëmijët e vetë për dore dhe i futën brenda që të hyjnë në provim pranues?.

?Drejtoreshën e falënderojmë që na ka sjellë policinë këtu me fëmijë 15 vjeçar që nuk ka asnjë problem këtu, e asnjë incident nuk pak. Ne kërkojmë të drejtat e fëmijëve tonë këtu?.

Një problem të ngjashëm me numrin e madh të nxënësve të interesuar për regjistrim e kishte edhe Gjimnazi Orce Nikollov. Por ditë më parë nga drejtoria e shkollës njoftuan se problemin e kanë tejkaluar me kërkesën për hapjen edhe të një paralele.

Mefail Ismaili

Recommended