Top News - Vaksina e gripit/ SHBA, prindërit e refuzojnë
  • 3 years ago
Një e treta e prindërve amerikanë nuk kanë në plan të vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin, këtë vit, pavarësisht mundësisë reale që fëmijët e tyre mund të preken edhe nga covid 19. Për më tepër, dy të tretat e prindërve nuk besojnë se marrja e vaksinës së gripit për fëmijët e tyre këtë vit është më e rëndësishme se më parë pavarësisht këshillës për të bërë të kundërtën nga shumë organizata qeveritare dhe mjekë pediatër. ?Fëmijët më të vegjël se pesë vjec, vecanërisht ata nën moshën 2 vjec, janë të rrezikuar nga komplikime serioze të lidhura me gripin?, thotë qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, duke shtuar se marrja e vaksinës së gripit gjatë pandemisë, për të gjitha moshat, është më e rëndësishme se kurrë.

Ne mund të shohim pikun e gripit dhe të covidit në të njëjtën kohë e një gjë e tillë mund të gjunjëzonte sistemin e kujdesit shëndetësor, të testonte kapacitetin në ekstrem dhe të reduktonte me gjasa edhe mundësinë tonë për ti kapur dhe trajtuar të dyja sëmundjet me efikasitet ? thonë ekspertët. Antoni Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në shba, ka nënvizuar po ashtu rëndësinë e marrjes së vaksinës së gripit këtë vit, duke këshilluar që ajo të mos merret më vonë se tetori. Fëmijët humbin jetën nga gripi cdo vit. Në shba kishte 188 vdekje pediatrike nga gripi të raportuara për sezonin e gripit 2019-2020. Por sipas zyrtarëve, kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi shumë vdekje të tjera nga gripi nuk raportohen.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel
Recommended