Ora News - Nxënësit në Mujalli me urban në shkollë, prindërit shqetësohen për sigurinë e tyre

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 30 nxënës të arsimit 9 vjeçar të fshatit Mujalli në Fier u mungon transporti për në shkollë.

Çdo ditë ata udhëtojnë drejt Grecallisë, rreth 5 kilometra duke përdorur transportin urban.

Transporti për nxënësit është falas, por për prindërit shqetësimi më i madh është siguria e fëmijëve.

Ndaj mëngjesin e kësaj të hëne dolën në protestë për të kërkuar zgjidhje.

Në rast të kundërt paralajmëruan përshkallëzim të qëndimit.

Prind: "Kjo problematikë është që në ditën e parë të shkollës. Nuk kemi marrë asnjë zgjidhje nga instituticionet shtetërore."
Prind: "Këtë problem do ta ngrejmë fort në mbledhjen e Këshilli bashkiak të rrradhës."

Rreth 33 mijë nxënës në të gjithë vendin u prekën nga mbyllja e klasave kolektive në fillim të vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit garantoi transport falas për në shkollat ku ata u transferuan, por në disa zona fëmijët kanë hasur në problematika.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nxenesit-ne-mujalli-me-urban-ne-shkolle-prinderit-shqetesohen-sigurine-e-tyre

Recommended