Ora News - Nxënësit e Peqinit në protestë për rikonstruktimin e shkollës së dëmtuar 5 vite më parë
  • 5 years ago
#rtvora
Nisja e vitit të ri shkollor nuk solli gëzimin e pritur nga nxënësit e shkollës së fshatit Shezë në Peqin.

Shkolla e tyre është mbyllur si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2014 dhe duhet ta vazhdojnë procesin mësimor, turn i dytë në Pekisht.

Nxënës: "Nuk na pëlqen fare të shkojmë me autobus dhe shkollën e kemi pasdite."

Ndaj janë hedhur në protestë bashkë me prindërit me kërkesë te vetme rikonstruksionin e shkollës së tyre

Fëmijët kanë në dispozicion autobus për transportin.

Por fakti se janë turn i dytë nga ora 13 deri në 15:30 sipas prindërve po i penalizon në procesin e të nxënit.

Teksa akuzojnë vendorët për neglizhencë thonë se do të vazhdojnë protestat dhe nuk do ti çojnë fëmijët në shkollë.

Në mbështetje kanë edhe kreun e njësisë administrative, i cili thotë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nuk ka asnjë fond për ndërhyrje.

"Protesta është e drejtë sepse kanë shqetësimin e tyre që të edukohen sa më mirë,"-tha ai.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/demtimi-i-shkolles-nga-termeti-nxenesit-e-peqinit-ne-proteste

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended