Ora News - E qëllon nga makina në ecje e sipër, plagoset 29-vjeçari në Lezhë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një 29 vjeçar mbeti i plagosur në një atentat me armë në një fshat të Lezhës pasditen e të dielës. Autori i ngjarjes Daniel Rama sipas policisë u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa i riu që mori një plumb në dorë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi i hetimit dyshon se shkak i sulmit me armë ka qenë një konflikt i vjetër mes dy protagonistëve të ngjarjes.

Një 29 vjeçar mbeti i plagosur në dorë pas një atentati të organizuar ndaj tij pasditen e të dielës në Lezhë.

Policia tha se në drejtim të shtetasit Odise Simoni u qëllua të paktën katër herë me armë zjarri në zonën e fshatit Mabë.

Si pasojë e të shtënave plumbat kanë prekur edhe pjesën e jashtme të lokalit që ndodhet në anë të rrugës kryesore në zonën ku ndodhi sulmi.

Policia ka bërë të ditur se autori i dyshuar i krimit është shtetasi Daniel Rama. Në komunikatën e policisë së Lezhës, thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të momentit, por burime të grupit të hetimit thanë se po verifikojnë një përplasje të mëhershme mes protagonistëve të ngjarjes.

Bazuar në dëshmitë e mbledhura por edhe në këqyrjen e vendit të ngjarjes mësohet se autori dhe 29 vjeçari i plagosur kanë qenë duke lëvizur me automjete përgjate autostradës.

Në këtë kohë shtetasi Daniel Rama ka qëlluar të paktën katër herë me armë zjarri drejt mjetit ku ndodhej Odise Simoni dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë thanë se kanë krehur zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e të dyshuarit ndërsa informacionet policore tregojnë se ai mund të jetë arratisur duke u larguar në drejtim të Shkodrës.

Policia bëri me dije se i plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që grupi i hetimit do t' marrë edhe dëshminë në lidhje me ngjarjen.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-lezhe-plagoset-30-vjecari

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended