Ora News - Lezhë, plagoset me armë zjarri 27 vjeçari

  • 5 years ago
#rtvora

Një konflikt përfundoi me plumba në Lezhë. 27 vjeçari Saimir Nikolla u qëllua me armë zjarri nga një person i shpallur në kërkim.

I riu u soll me urgjencë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar

Ngjarja u shënua rreth orës 11:05 të ditës së sotme, në vendin e quajtur Ura e Cenit, në Lezhë, afro 700 metra larg drejtorisë së Policisë së Lezhës ku po prezantohej drejtori i ri i policisë vendore.

Plumbat shkaktuan panik mes kalimtarëve.

Policia tha se ende vijon hetimet për shkaqet por burime pranë grupit hetimor thonë se konflikti ka nisur për shkak të gërvishjes së një makine.

Nuk përjashtohet mundësia e konfliktit të mëparshëm mes tyre.

?Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve?,- informon policia.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lezhe-plagoset-me-arme-zjarri-27-vjecari

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended