Report TV - Panik në Llogara, Benci merr flakë në ecje e sipër

  • 6 years ago
Një mjet tip ?Benz? me targa AA 896TZ është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qafën e Llogorasë. Mësohet se mjeti ishte në ecje e sipër në momentin kur u përfshi nga flakët, ku dhe është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nga djegia e automjetit nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se flakët kanë nisur pas një defekti për shkak të nxehtësisë. Ndërkohë, nuk ka probleme me qarkullimin dhe lëvizja e mjeteve vijon normalisht.

Recommended