Ora News- "Rreziku" nga transferimet e policëve, kreu i sindikatës: Dëmtojnë rrjetin e informatorëve
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Transferimet pa kriter të oficerëve të policisë, shefave të komisariateve dhe drejtorëve dëmtojnë punën e policisë. Sipas kreut të sindikatës së policisë problematike mbetet transferimi i agjentëve të krimeve, të cilët me largimin e tyre marrin me vete dhe informatorët dhe bashkëpunëtorët për zbardhjen e ngjarjeve.

Lëvizjet pa kriter të oficerëve të policisë por dhe të drejtuesve ndikojnë negativisht në zbardhjen e ngjarjeve për shkak të dobësimit të rrjetit të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve.

Sipas kreut të Sindikatës së Policisë, disa ngjarje të rënda mbeten ende të pazbardhura si pasojë e mungesës së informacionit nga ana e policisë, por në disa raste për shkak të agjentëve të vjetër, ngjarjet janë zbardhur në kohë rekord.

Fishta: Këto janë lëvizje që nuk i shërbejnë punës. Këto vështirësojnë aktivitetin kriminal.

Problematike sipas Sadetin Fishtës, mbetet dhe transferimi i shefave të komisariateve, e cila bëhet në një kohë relativisht të shkurtër, e cila ndikon në dobësimin e punës kërkuese dhe parandaluese të ngjarjeve kriminale.

Fishta: Të gjitha këto lëvizje nuk i shërbejnë punës, e dobësojnë atë.

Fishta shprehet se gjithashtu transferimet që kryhen për të njëjtën gradë, apo kalimet nga një sektor në një sektor tjetër, bëhen pengesë për punën e policisë.

Fishta: Edhe këto lëvizje nga një sektor nga policia vendore në policinë kufitare nuk i shërbejnë punës.

Transferimet në radhët e punonjësve të policisë më së shumti kryhen kur ka ndryshime në strukturat drejtuese të kupolës së policisë.

Gjatë vitit 2018 dhe 2019 numri i transferimeve ka qenë nga 30-40%, ndërsa për këtë vit transferime ka patur vetëm në radhët e drejtorëve.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rreziku-nga-transferimet-e-policeve-kreu-i-sindikates-demtojne-rrjetin-e-informatoreve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended