Ora News - Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, kreu i task forcës “Forca e Ligjit”

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Nxjerrja e sekretit në lidhje me një hetim të përbashkët të policisë gjermane dhe asaj shqiptare është bërë shkak për pezullimin e nëndrejtorit të operacionit forca e ligjit në policinë e shtetit artan shkëmbi. Numri dy i kësaj strukture po hetohet edhe për akte korruptive ndërkohë që SPAK ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra me qëllim që ai të mos dëmtonte provat dhe të mos ndikonte në hetim.

SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra të drejtorit të task-forcës së operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi pasi ka dyshime se ka nxjerrë sekretin hetimor. Prokuroria i ka kërkuar Ardi veliut pezullimin e tij deri në përfundim të hetimeve. Shkëmbi 7 muaj më parë kaloi vettingut e policisë, ndërsa është përfolur dhe si pjesë e sigurimit të shtetit.

Zv.drejtori i operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra pas fillimit të hetimeve ndaj tij me akuzën për akte korruptive dhe nxjerre të sekretit hetimor. Mësohet se hetimet ndaj zyrtarit të lartë të policisë kanë nisur pas një denoncimi të bërë ndaj tij për ekspozimin e të dhënave në lidhje me një aksion të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane.

Shkëmbi, i cili në shkurt të këtij viti kaloi vettingun në polici, punoi si drejtor në drejtorinë qendrore të departamentit të policisë kriminale. Pas hetimeve të para dhe provave të mbledhura në rrugë operative, SPAK ka analizuar dosjen dhe ka arritur në përfundimin se zyrtari i lartë duhej pezulluar nga detyra në mënyrë që të mos ndikonte në procesin e hetimit ndaj tij.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pezullohet-nga-detyra-artan-shkembi-kreu-i-task-forces-forca-e-ligjit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended