Ora News - I kërkoi favore seksuale studentes, pezullohet nga detyra pedagogu Denis Himçi

  • 5 years ago
#rtvora

Është pezulluar nga detyra pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi i cili i kërkoi favore seksuale një studenteje në këmbim të provimeve.

Vendimi i universitetit ?Aleksandër Xhuvani? për pedagogun e në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane u mor sot pas publikimit të pamjeve filmike në një emision investigativ mbrëmjen e së martës (17 shtator).

"Universiteti i Elbasanit ?Aleksandër Xhuvani? ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes,"-njoftoi Universiteti.

Universiteti i Elbasanit tha se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë që cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë, si edhe është i hapur e shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-kerkoi-favore-seksuale-studentes-pezullohet-nga-detyra-pedagogu-denis-himci

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended