Report Tv-Arrestimi i mjekëve në Shkodër, kreu i Sindikatës: E pafalshme të trajtohen si kriminelë

  • 6 years ago
SHKODER - Arrestimi i disa mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ka sjellë reagimin e Sindikatës së Shëndetësisë. Dy ditë më parë policia arrestoi mjekët Përparim Cela dhe Luan Dragusha, ndërsa u shpall në kërkim E.S. Gjithashtu u arrestua edhe infermieri Renato Kepi si dhe farmacistët Karmen Kaculini dhe DH.U, ndërsa në arrest shtëpie u lanë Juliana Zhuri, Amanda Matlija dhe Albana Mehmetaj. Në një deklaratë për mediat, kreu i kësaj Sindikate, Paolo Kaceri i cilëson të gabuara arrestimet në radhët e bluzave të bardha, ndërsa sqaron se tenderët, për të cilët akuzohen mjekët, bëhen nga Ministria e Shëndetësisë dhe përgjegjësia duhet gjetur pikërisht aty. Ai e quan të gabuar edhe sjelljen e policisë e cila sipas tij mbërriti në Spitalin e Shkodrës me pesë furgona dhe i arrestoi mjekët në vendin e punës si të ishin kriminelë.

Recommended