Report Tv-Kreu i të Përndjekurve Politik në Shkodër: Meta po bën opozitë

  • 6 years ago
Kryetari i ish të përndjekurve politik në Shkodër, Zenel Drangu ka komentuar mosdekretimin e Sandër Lleshit nga presidenti ilir Meta. Kryetari i ish të perndjekurve politikë e konsideroi një fatkeqësi që presidenti në vendin tonë të luajë rolin e opozitës.

Ndërkohë për dorëheqjen e Ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, ai pranoi që si ish i përndjekur e ka patur të veshtirë të jetë në krye të rendit një ish hetues . E megjithatë, ai tha se dorëheqja e tij erdhi si rezultat i punës se mirë dhe presionit që shkaktuan mbi të arrestimet e bujshme.

Drangu foli dhe për zvarritjen e procesit të dëmshpërblimeve për ish të përndjekurve politikë, që ka krijuar pakënaqësi tek kjo shtresë.

Recommended