Arrestimi i mjekëve në Shkodër, Leonard Solis në 'Repolitix': U revoltova, drejtësia bëri show

  • 6 years ago
Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis e cilësoi të papranushëm arrestimin e mjekëve në Shkodër. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Solis tha se drejtësia gjeti të kapë gjahun më të lehtë duke bërë shou, mjekët, të cilët sipas tij janë të pambrojtur. Ish-titullari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se tenderat i bën ky dikaster dhe duhet të mbante përgjegjësi për ndalimin e mjekëve dhe akuzat në adresë të tyre. Gjithashtu, Solis e quan të tepruar edhe ndërhyrjen e policisë në ambientet e brendshme të spitalit ku edhe arrestoi mjekët.

U revoltova nga arrestimi i mjekëve. Dhe një sistem drejtëise që nuk funksionion ashtu siç është është si rrjeta e merimangës, ngecin mizat, ujku dhe ariu e çajnë. Kanë kapur gjahun më të lehtë, që është doktori dhe bëjnë shou. Çdo qime trupi mu ngrit përpjetë nga ajo që pashë. Është një turpërim. kush ua paguan atyre familjeve atë lloj shqetësimi. Tenderat i bën Ministria. Policia nuk duhet të ndërhynte në spital. Është stok që e kontrollon dhe menaxhon Ministria e Shëndetësisë.

Leonard Solis, ish-ministër i Shëndetësisë
Gjykata e Shkodrës rrëzoi akuzat e prokurorisë për shpërdorim detyre dhe liroi mjekët Luan Dragusha dhe Përparim Çela, infermierin Renato Kepi si dhe farmacisten Karmen Kaçulini.

Recommended