Report TV - Arrestimi i mjekëve në Tiranë,mjekët e Fierit: Hetime në gjendje të lirë

  • 8 years ago
Një grup mjekësh të Spitalit të Fierit kanë protestuar sot kundër arrestimit të dy mjekëve në maternitetin ?Koço Gliozheni? në Tiranë, pas ngjarjes tragjike ku një 35-vjeçare shtatzënë humbi jetën.

Sipas mjekëve të Fierit arrestimi i dy kolegëve të tyre në Tiranë është i nxituar. Ata deklarojnë se dy mjekët duhet të ishin hetuar në gjendje të lirë, pasi janë të pafajshëm.

Dy mjekët e maternitetit ?Koco Gliozheni?, Elidon Kristo dhe Dritan Deçka janë arrestuar nën akuzën për mjekim të pakujdesshëm ndaj 35-vjecares Aida Cajka.

Sipas hetimeve të prokurorisë, mjekët dyshohet se kanë gabuar në mjekimin e nënës 35-vjecare Aida Cajka, e cila teksa kish shkuar në gjendje të rëndë në maternitet, por gjeti vdekjen sëbashku me foshnjen e saj.

Recommended