Top News - Burg për Gëzim Harokun/ Sulmi ndaj kompleksit në Yrshek

  • 4 years ago
Gëzim Haroku, i arrestuari për arsenalin e armëve në Yrshek për sulmin ndaj një kompleksi ka dalë para gjykatës, ku u vendos masa arrest me burg.
Prokuroria ngriti akuzën për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje lidhur me ngjarjen e ndodhur te kompleksi Eiffel pranë autostradës.

Haroku ka pretenduar se armët i ka gjetur në një tunel në Kashar, ndërsa nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes në tentativë. Ndërkohë armët janë dërguar në laboratorin shkencor për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Policia më herët, në momentin e arrestimit të tij, njoftoi se armët e përdorura për të goditur mesnatën e së hënës kompleksin në rrugën dytësore Tiranë-Vorë dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e tij.

Në ndërtesën e Gëzim Harokut janë sekuestruar 15 armë zjarri, nga të cilat 1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu, si dhe 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GëzimHaroku#Yrshek#TopChannel

Recommended