Sulmi me armë në Hotel Voloreka, 30 ditë burg për Mariglen Topuzi! Avokati: Procesi i paragjykuar

  • 4 years ago
Gjykata e Pogradecit ka vendosur ditën e sotme 30 ditë burg për Mariglen Topuzin, i arrestuar dy ditë më parë si një prej bashkëpunëtorëve në sulmin e ndodhur më 8 gusht ndaj pronarit të Hotel Volorekës, Jetmir Muçllari. Seanca ndaj Topuzit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe zgjati 2 orq, që sipas avokatit u shoqërua me debate të ashpra mes palëve në proces.

Avokati mbrojtës i Topuzit, Nevzat Tarelli kërkoi lirimin e klientit të tij pasi sipas tij ka prova që Maringlen Topuzi natën e sulmit ka qenë tjetër vend dhe jo në Hotel Voloreka. Sipas avokatit prokuroria nuk ka prova por vetëm indicie dhe se procesi është i paragjykuar dhe veprimet e policisë të nxituara. Ai tha se prej orës 15:00 të datës 7 gusht dhe deri mëngjesin e datës 8 gusht, kur u regjistrua ngjarja, Mariglen Topuzi ka qenë në shtëpinë e tij.

Recommended