Ora news - Skrapar, tenderi i fadromës së re, akuza mbi procedurat dhe çmimin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ndërmarrja e shërbimeve publike, në Skrapar, ka zhvilluar së fundmi një tender për blerjen e një fadrome të re, i cili shihet me probleme.

Në buletinin e prokurimeve publike bëhet e ditur se për tenderin me fond limit prej 10 milionë lekësh është përzgjedhur fituese kompania Elmazaj Konstruksion.

Sipas të dhënave në QKB kjo kompani rezulton se nuk e ofronte këtë shërbim në kohën kur është përfshirë në garë dhe as në momentin kur është mbyllur gara.

Në datën 6 maj të këtij viti në objektin e aktivitetit është shtuar ?Shitblerje makinerish me pakicë dhe shumicë?.

Kompania është shpallur fituese 9 ditë më vonë.

Në garë kanë marrë pjesë katër kompani, por i çuditshëm është fakti se 3 janë skualifikuar për mangësi në pikat e kërkuara.

Edhe LSI e Skraparit hodhi akuza mbi këtë procedurë.

Përmes një postimi në facebook kërkohet që prokuroria dhe krimi ekonomik të hetojnë rastin, duke theksuar se vlera e blerjes është shumë më e lartë.

Gjithashtu shtohet se në vitin 2015 është blerë një tjetër mjet, por edhe pse me fuqi motorike më të lartë çmimi ka qenë i njëjtë, pra 10 milionë lekë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/skrapar-tenderi-i-fadromes-se-re-akuza-mbi-procedurat-dhe-cmimin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended