Ora News - Ligj për dekomunistizimin, Alibeaj: Shënim mbi çdo film dhe libër të para 1990-ës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej shtatorit të vitit të kaluar, Partia Demokratike po punon për një ligj të plotë për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Ligji i është dorëzuar për mendim Fondacionit gjerman Conrad Adenuer, ndërsa sipas deputetit Enkelejd Alibeaj, synim është vendosja e një shënimi tek çdo film apo libër për të shpjeguar diktaturën komuniste, pa përjashtuar asnjë film apo libër, përfshi edhe ata të një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë sonë, Ismail Kadare.

Në sesionin e ri, pritet që në Kuvend të dorëzohet një nismë e plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.

Pas gati një vit punë, Partia Demokratike ka draftuar një ligj të plotë, i cili i është dorëzuar për mendim Fondacionit gjerman Conrad Adenuer, i cili pas vlerësimit historik do japë ekspertizë juridike për nismën.

Alibeaj: Problemi kryesor është që ky ligj të mundësojë krijimin e një lëvizjë psiko-publike për të ndëshkuar propagandën komuniste dhe përdorimin e simboleve.

Enkelejd Alibeaj, i anagazhuar për hartimin e nismës ligjore, thotë se Partia Demokratike synon të rregullojë me ligj edhe çështjet që kanë të bëjnë me artin e realizmit socialist.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligj-dekomunistizimin-alibeaj-shenim-mbi-cdo-film-dhe-liber-te-para-1990-es
Recommended