Drama "Keq e më keq" - (9 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kolazhi dramatik ?Keq e më keq? i shkruar nga Samuel Beket, me regji të Altin Bashës është ngjitur sot në mbrëmje në skenën e Black Box, të Akademisë së Arteve të Bukura. Duke patur një sezon intensiv, kompnia teatrore Oaz, ka provuar më pas me llojet e gjinisë dramatike, për të ardhur sonte tek kolazhi absurd.

Vetë regjizori Basha komenton:

Regjizori Altin Basha:- ?Nëse mesazhet e kolazhit dramatik të Beketit shkojnë tek publiku, do të thotë dramat e individit, dramat e njeriut në një realit social të vështirë shkojnë tek publiku jonë dhe ai gjen një pjesë të realitetit të tij personal, atëhere unë besoj se shfaqja do ia ketë arritur suksesit?.

Duke patur si qëllim kujtimin e formave teatrore për ta sjellë pranë realitetit shqiptar, drama e brezit të ri vetmia, mos komunikimi, si edhe izolimi janë realizuar mjaft mirë nga aktorët Gazmend Gjoka, Ema Andrea dhe Elvis Pupa./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended