Zjarri ne pyjet e Zall-Herrit - (18 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky zjarr ka përfshirë mbrëmë pyjet në afërsi të Zall-Herrit. Dy vatrat e para të zjarrit, kanë qenë në pyjet e Qinamit, në rrethin e Krujës, por më pas zjarri ka përfshirë pyjet e një faqe mali në Mukje. Temperaturat e larta mendohet se kanë qenë shkaktarët e zjarrit, që për shkak të dendësisë së pyjeve ka përparuar gjatë gjithë natës në dhjetra kilometra deri në afërsi të Zall-Herrit.

Megjithë alarmin e policisë së dy rretheve, Krujës dhe Tiranës, makinat e zjarrfikësve nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, për faktin se zona e djegies është larg rrugës së makinës. Shtrirja e zjarrit ka mbërritur deri në afërsi të fshatrave të populluar të zonës. Vetëm ndërhyrja e fshatarëve ka bërë që zjarri fillimisht të lokalizohet pasi janë hapur gropa në afësri të pyjeve për të mos lejuar shtrirjen e mëtejshme të zjarrit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended