69 raste të reja në Shqipëri, si kurrë më parë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koronavirusi nuk po mbahet dot më nën kontroll në Shqipëri. Java nisi me një tjetër shifër rekord, plot 69 raste të reja.Ky është numri më i lartë i të infektuarve që prej fillimit të epidemisë në mars në vendin tonë. Problem është fakti që vijojnë të zbulohen vatra të reja.?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës?, tha Eugen Tomini.

Recommended