6 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Në total, numri i të infektuarve ka arritur në 795.Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik raportoi se këtë të diel, Kruja ka kaluar me raste edhe Tiranën, duke mbajtur vendin e parë per numrin me te larte te te prekurve.?Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531. Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.?Qirjako deklaroi se pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Momentalisht, në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? janë të shtruar 33 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive.?Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.?Ndërkohë, deri më tani regjistrohen 31 viktima.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:Krujë 91Tiranë 90Kurbin 20Shkodër 17Kukës 5Elbasan 2Mirditë 2Berat 2Korçë 1Lezhë 1Lushnje 1Mat 1

Recommended